Shpërndarja e Kuvendit, opozita vazhdon të jetë e përçarë
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ende nuk kanë pajtim për formën e dërgimit të vendit në zgjedhje të parakohshme.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje theksojnë së në Kuvend s’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të legjislaturës së tetë, derisa theksojnë gatishmërinë për zgjedhje, por presin unifikimin e opozitës. Në anën tjetër, partitë opozitare vazhdojnë të mos dakordohen se si të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme. Në PDK presin që deri më 30 maj të shpërndahet Kuvendi, siç thonë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 30 qershor ose më së largu 7 korrik.

Ndërkaq, AAK-ja si të vetmen formë të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme e sheh dorëheqjen ose shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti. Këtë të fundit synojnë të realizojnë në seancën e Kuvendit të premten, ku në debatin për tri vjet qeverisje të Kurtit pritet të prezantojnë një rezolutë për shkarkimin e tij.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se s’kanë frikë nga shkuarja në zgjedhje të parakohshme, mirëpo opozita duhet të jetë e unifikuar në kërkesën e saj.

Ajo u shpreh kundër rezolutës së AAK-së për shkarkimin e kryeministrit Kurti.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ritheksoi nevojën e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Ai paraqiti datën e fundit si opsion për shpërndarjen e Kuvendit, derisa tha se po punojnë intensivisht me partitë opozitare për t’u dakorduar për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas tij, s’ka kuptim mbajtja e zgjedhjeve të në vjeshtë, pasi atëherë veçse vendi hynë në zgjedhje të rregullta.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk do të përkrahim opsionin e shpërndarjes së Kuvendit, pasi sipas tij, përmes kësaj forme kryeministri Kurti po amnistohet për dështimin në ekzekutiv.

Ai tha se qeverinë e ardhshme duhet të drejtojë opozita e tanishme në Kuvend.

Këto komente ata i bën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u caktuan dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen të enjten për të vazhduar pikat nga seancat e kaluara, ndërsa të premten do të mbahet seancë për të debatin parlamentar për tri vjet qeverisje të Qeverisë Kurti. /E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024