Shpëlarja e parave, nga një muaj paraburgim për dy persona në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
457158238_2161746887525824_2382566911242467914_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj  të pandehurve V.C dhe Sh.C, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale bashkëkryerje e pastrimit të parasë dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Dyshohet se të pandehurit V.C. dhe Sh.C. në bashkëkryerje që nga periudha kohore nga 2011 e në vazhdimësi për përfitime vetanake, kanë falsifikuar dokumente përmes të cilave kanë bartur në mënyrë të kundërligjshme pronësinë e paluajtshmërive të shumta në Komunën e Prishtinës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilat më pas i kanë shitur ose tjetërsuar në mënyra të ndryshme.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe përsëritja e veprave penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024