Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O, A.S dhe M.M.
Sipas Gjykatës, i akuzuari B.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 20,0000.00 € për veprat penale Ushtrimi i ndikimit dhe Mashtrim me subvencione, në të cilin vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e arrestit shtëpiak nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022.. I pandehurin B.S në mënyrë vullnetare ka bërë kompenzimin e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 184, 857.53 euro.
“E akuzuara A.U është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5,000€ për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti , në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës nga data 24.02.2021 deri me datë 24.05.2021 i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimitë bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuares A.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtës i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, i akuzuari V.H është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e arrestit shtëpiak nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuarit V.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtit i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.
I akuzuari F.Y është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€ për veprën penale Dhënie Ryshfeti , i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit F.Y në afat prej një viti, nëse nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari A.T është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari A.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari M.M është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.