Shou i Olmos në derbin katalanas, Barça thellon diferencën e pikëve ndaj Realit
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Dani Olmo ka zhvilluar lojë të shkëlqyer për Barcelonën në xhiron e 12-të të La Ligës spanjolle, duke i siguruar skuadrës katalanase thellimin prej 9 pikëve në renditjen tabelare ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid që këtë javë nuk ka luajtur ndaj Valencisë për shkak të përmbytjeve më të mëdha në historinë e vendit.
Kundërshtari i Barcelonës ishte Espanyol dhe Olmo shënoi dy gola (12’, 31’) në gjysmën e parë të lojës.
Në këtë takim, Olmo u rikthye në 11-shen e parë të Barcelonës, pasi për disa ndeshje radhazi nuk ishte në garë për shkak të lëndimit.
Braziliani Raphinha shënoi një tjetër gol (minuta e 23-të), dhe golin e vetëm për Espanyol e shënoi Javi Puado (minuta e 63-të), teksa dy penalltitë e akorduara për skuadrën mysafire u anuluan në minutat 27’ e 58’, pas shikimit të VAR-it.
Barcelona e drejtuar nga gjermani Hansi Flick vazhdon kryesimin e tabelës me 33 pikë, nëntë më shumë se Real Madrid i dyti me 24 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Atletico Madrid renditet e treta me 23 pikë.