Fituesi i medaljes së bronztë të Kupës së Botës, Kroacia u vendos kundër Holandës, mikpritëse në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në qershor, ndërsa Italia dhe Spanja do të vazhdojnë rivalitetin e tyre në gjysmëfinalen tjetër.
Të katër kombëtaret ishin fituese të grupeve të tyre përkatëse të Ligës A vitin e kaluar, dhe do të garojnë këtë verë për të vendosur se kush e fiton titullin për sezonin 2022/23, raporton KosovaPress.
Fituesit kalojnë në finale në Roterdam më 18 qershor, me play-offin për vendin e tretë më herët të njëjtën ditë në Enschede.
Spanja ishte nënkampione në edicionin e fundit në vitin 2021 pas humbjes në finale ndaj Francës, duke eliminuar fillimisht Italinë nikoqire në gjysmëfinalen e tyre me dy gola të Ferran Torres në një fitore 2:1 në Milano.
Italianët ishin të tretët në vitin 2021 ndërsa holandezët ishin nënkampion në edicionin inaugurues në Portugali në vitin 2019.
Gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve:
Spanja – Italia