Shoqëria Civile: Plagjiatura të lihet jashtë cilitdo institucion
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tridhjetë e pesë organizata të shoqërisë civile nëpërmjet një deklarate i kanë bërë thirrje Qeverisë që të shfrytëzojë mundësinë përmes projektligjit për Arsimin e Lartë, i cili tashmë është në procedura të miratimit dhe të ndërtojë mekanizma kontrolli për integritetin akademik, verifikimin e kredencialeve akademike dhe rritjen e rigorozitetit të rregullave për marrjen e titujve akademike e gradave shkencore. 

Këto organizata nënshkruese të kësaj deklarate, i kanë shprehur universitetit zhgënjimin e tyre të thellë që edhe në rastet kur nga vet organet e tij verifikohet plagjiatura e personave të caktuar, dënimet janë vetëm simbolike dhe në shpërputhje me praktikat globale.

“Prandaj, i thërrasim Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera relevante të Arsimit të Kosovë që plagjiatura të lihet jashtë cilitdo institucion kur verifikohet ajo”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Procesi i fundit i zgjedhjes së anëtarëve jokredibilë në Këshillin Drejtues të Universitetin e Prishtinës është vetëm një pjesë e shpërfaqjes së përmbajtjes jocilësore të institucioneve publike të arsimit të lartë në vend.

Tash e dy dekada angazhim dhe përpjekje të strukturuara nga organizatat e shoqërisë civile për universitete publike, si dhe angazhimi i përgjithshëm i që pasluftës i të gjitha organizatave, nismave, organizimeve të shoqërisë civile dhe sektorëve të tjerë, po tregohen të padobishme për shkak të një numri dominues të stafit akademik pa kredenciale akademike. Procesi i fundit zgjedhor në Universitetit e Prishtinës ishte në njërën anë manifestim i një situate brenda UP-së ku grupet e brendshme të interesit po kontrollojnë proceset, dhe në anën tjetër alarm për gjithë shoqërinë që gjendja brenda këtyre institucioneve duhet të ndryshojë rrënjësisht.

Në një proces zgjedhor ku senatorë të UP-së mund të jenë dhe janë: plagjiatorë tashmë të shpallur edhe nga Këshilli i Etikës, apo persona pa kredenciale akademike, persona pa  integritet për pozitat që i mbajnë, nuk ka asnjë mundësi që rezultati i vet atij procesi të prodhojë një kualitet tjetër. Rrjedhimisht, përzgjedhja në Këshillin Drejtues e të personave  me probleme të theksuara të integritetit akademik, e dëshmon në mënyrë të qartë se institucioni ka probleme serioze me cilësinë dhe integritetin akademik, dy nocione themelore në saje të së cilave ekziston universiteti.

Edhe pas kaq vitesh rezistencë për universitet cilësor nga akterët e ndryshëm të kësaj shoqërie, gjithnjë ekziston tendenca, jo që proceset progresive të kthehen në pikën zero, por që këto procese të degradojnë në shkallë të paimagjinueshme.

Në këto rrethana, verifikimi i kredencialeve akademike me theks - tezave të doktoraturës dhe punimeve shkencore, është bërë domosdoshmëri. Është koha që institucionet e shtetit të fillojnë një proces kombëtar të verifikimit të kredencialeve akademike me qëllim pastrimin e strukturës së stafit akademik ashtuqë situata si të ditëve të fundit të mos jenë të mundura më.

Ne organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, i bëjmë thirrje Qeverisë që të shfrytëzojë mundësinë përmes projektligjit për Arsimin e Lartë i cili tashmë është në procedura të miratimit dhe të ndërtojë mekanizma kontrolli për integritetin akademik, verifikimin e kredencialeve akademike dhe rritjen e rigorozitetit të rregullave për marrjen e titujve akademike e gradave shkencore. 

Ne organizatat nënshkruese të kësaj deklarate, i shprehim universitetit zhgënjimin tonë të thellë që edhe në rastet kur nga vet organet e tij verifikohet plagjiatura e personave të caktuar, dënimet janë vetëm simbolike dhe në shpërputhje me praktikat globale. Prandaj, i thërrasim Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera relevante të Arsimit të Kosovë që plagjiatura të lihet jashtë cilitdo institucion kur verifikohet ajo.

  1. ORCA
  2. Arben Hajrullahu
  3. ANIBAR
  4. Balkan Art Zone
  5. CEL Kosova
  6. Center for Political Courage – CPC
  7. Community Development Fund – KCDF
  8. DardanaPress
  9. DokuFest
  10. EC Ma Ndryshe
  11. Iniciativa për Histori Gojore
  12. Instituti për Liri dhe Drejtësi
  13. Instituti GAP
  14. Junior Chamber International Prizren (JCI-Prizren)
  15. Kino ARMATA
  16. Kosovo Civil Society Foundation – KCSF
  17. Lëvizja Fol
  18. OJQ Admovere
  19. OJQ Syri i Vizionit
  20. OJQ Toka
  21. OJQ Zana
  22. Organizata Center for Education and Training Prizren – CETPrizren
  23. Organizata CIPOF/Childproof
  24. Organizata Çohu
  25. Organizata EcoZ
  26. Organizata Etea
  27. Organizata Germin
  28. Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
  29. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
  30. Qendra për Arsim e Kosovës – KEC
  31. Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë – AËESK
  32. Shkelzen Gashi
  33. Shoqata Afariste e Gruas She-ERA
  34. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan
  35. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025