Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në dy lexime Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tyre, praktikat e miratimit të projektligjeve të rëndësishme, në procedura të përshpejtuara, janë në kundërshtim dhe të dëmshme me standardet e jetës parlamentare.
Në reagimin e organizatave është theksuar se projektligji në fjalë nuk adreson nevojën për reformë zgjedhore.
Organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar se do të ndjekin edhe format e tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
“Koalicioni i OJQ-ve të cilët janë të angazhuar për rritjen e integritet zgjedhor, duke vlerësuar këtë ligj të një rëndësie të veçantë për nivelin e demokracisë Kosovare, do të ndjek edhe format tjera për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do ta cenojë integritetin zgjedhor”, është theksuar në reagim.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Organizatat përkrahëse janë: Demokraci për Zhvillim (D4D), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL, Organizata ÇOHU.