Shkruhet historia, Kosova merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra
Lexohet për: 1 min.
3-Historike
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Historia është shkruar në Kosovë. Për herë të parë vendi ynë do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, që do të mbahet në Rimini të Italisë.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Gjimnastikës së Kosovës, e cila njoftoi se gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë Evropian, raporton KosovaPress.

Gjimnastet tona që do të na përfaqësojnë në këtë garë të rëndësishme janë:

Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve.

Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.

Trajnerët Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri, bashkë me shefen e delegacionit Sherife Aliçkaj Qerimi dhe doktoreshën e ekipit Blerina Mema, do të jenë pjesë e kombëtares tonë në këtë garë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024