Shkroi për ndikimin ruso-serb në Mal të Zi, Filipoviq: Kam marrë kërcënime për ‘persekutim institucional’
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq ka thënë se ka marrë kërcënime të hapura për “persekutim institucional”, pas artikullit të tij të fundit që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi.

Ai përmes një postimi në X ka bërë të ditur se kërcënimet i ka marrë nga “Alo”.

“Dhe tani po i marrë këto kërcënime të hapura për "persekutim institucional" nga 'Alo', një tabloid i lidhur me shërbimin sekret shtetëror serb. Pse? Për shkak të artikullit tim të fundit akademik për NSF Journal që po hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi”, ka shkruar ai në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024