Sasi të mëdha bakteresh mund të përfundojnë në detet e botës për shkak të shkrirjes së akullnajave, paralajmërojnë shkencëtarët. Midis tyre mund të gjenden patogjenë potencialisht të rrezikshëm, raporton BBC.
Akullnajat janë masa të mëdha akulli të formuara gjatë qindra apo mijëra viteve, dhe për shkak të ndryshimeve klimatike ato tani po shkrihen me një ritëm alarmues. Për shkak të shkrirjes së tyre, u ngrit edhe niveli i detit.
Ata thonë se studimi i tyre ka treguar edhe një herë se ne duhet të trajtojmë ndryshimet klimatike sa më shpejt të jetë e mundur.
Ekipi hulumtues vlerëson se gjatë 80 vjetëve të ardhshëm, më shumë se 100.000 tonë mikrobe mund të lëshohen në ujë. Ky numër mund të krahasohet me numrin e të gjitha qelizave njerëzore në Tokë.
“Numri i mikroorganizmave të çliruar do të varet nga sa shpejt do të shkrihen, domethënë sa shpejt do të ngrohet planeti”, shtoi ai.
Analizat e ekipit bazohen në një skenar "të moderuar" të ngrohjes, të zhvilluar nga paneli ndërkombëtar i ekspertëve të klimës IPCC. Ata vlerësojnë se temperatura në Tokë do të rritet mesatarisht nga 2 deri në 3 gradë Celsius deri në vitin 2100.
"Ka rreth 200.000 pellgje ujëmbledhëse në botë që ushqehen nga uji akullnajore. Disa prej tyre janë mjedise shumë të ndjeshme, të zhvilluara dobët për sa i përket lëndëve ushqyese", pohon ai.
"Të tjerët janë një burim të ardhurash për miliarda njerëz, mbijetesa e të cilëve varet nga uji që vjen nga këto akullnaja. Ne i konsiderojmë akullnajat si rezerva të mëdha ujore, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ato janë gjithashtu ekosisteme të veçanta", shtoi ai.
“Rreziku i kësaj është shumë i vogël, por ende duhet të hetohet në detaje”, përfundon ai.
Studiuesi Tristram Irvine-Fin thotë të njëjtën gjë.
Gjetjet e këtij hulumtimi u publikuan në revistën “Nature Communications Earth & Environment”.