Shkrimtari Graçi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
virion-graci
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shkrimtari i njohur shqiptar, Virion Graçi, veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë botërore, sot u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë që të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

“Si njeri dhe si shqiptar kërkoj nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. Kjo lulëkuqe duhet të jetë simboli i përkujtimit dhe vigjilencës që gjenocidi të mos lejohet kurrë më në Kosovë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, dje ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. Këtë ajo e ka bërë përmes një letre që i ka drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Letra e saj është e drejtuar edhe në emër të Shoqatës “Drejtësi për të gjithë”, të cilën ajo e drejton.

https://kosovapress.com/vasfije-krasniqi-kerkon-qe-lulekuqja-me-kater-petale-te-behet-simbol-unik-i-perkujtimit-te-gjenocidit-ne-kosove/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025