Shkon në vazhdime finalja e EFL Cup ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit
Lexohet për: 1 min.
salah
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nuk kanë mjaftuar 90 minutat e kohës së rregull që të përcaktohet fituesi i Carabao Cup në finalen ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit që po zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Ishin 90 minuta të zjarrta me shumë aksion, shumë raste për gol e shumë situata të dyshimta mes kartonëve e pozitave jashtë lojë, por në fund rezultati mbeti ai i fillimit të ndeshjes, pra 0-0, transmeton KosovaPress.

Të dy skuadrat e gjetën rrugën e golit, por në të dy rastet ato u anuluan për shkak të pozitave jashtë loje.

Tani ndeshja ka shkuar në vazhdime ku do të luhen dy herë nga 15 minuta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025