Të paktën tetë nxënës dhe një mësues janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë në jug të Turqisë, ka thënë ministri i Brendshëm, Mustafa Ciftci.
Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme “Ayser Calik” në zonën e Kahramanmaras.
Ngjarja tronditëse vjen një ditë pasi 16 persona u plagosën kur një ish-nxënës hapi zjarr në një tjetër shkollë të mesme, po ashtu në jug të vendit, përpara se të vriste veten.
Ciftci tha se 13 persona janë plagosur, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike, raporton BBC.Mediat turke raportuan se sulmuesi, që besohet të ketë qenë adoleshent, hyri në dy klasa dhe kishte me vete pesë armë dhe shtatë karikatorë, të cilat Unluer pretendoi se i përkisnin babait të tij, ish-oficer policie.
“Zhurma e të shtënave ishte shumë intensive,” tha një reporter i transmetuesit turk NTV, duke shtuar se kishte “panik para shkollës”.