Shkolla që ua mundëson nxënësve praktikën me pagesë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndërmarrjet e ndryshme po paguajnë praktikën që bëjnë nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Shtjefën Gjeqovi” tek ato.

Krejt kjo pas marrëveshjes që nënshkruhet me inciativën dhe ndërmjetësinin e kësaj shkolle të kryeqytetit, e cila ofron 14 profile. E interesimi për t’u regjistruar në këtë shkolla sa vjen e rritet, kjo për faktin se një numër i madh i nxënësve që përfundojnë shkollimin profesional, punësohet në Kosovë por edhe në vende të ndryshme të botës.

Drejtori i shkollës së mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi”, Blerim Gërvalla thotë për KosovaPress, se shkollat profesionale janë promotor i zhvillimit ekonomik të një shteti.

Sipas tij, të gjithë ata nxënës që kanë dëshirë të jenë pjesë e kësaj shkolle, duhet të kenë dëshirë dhe prirje për drejtimet që ata vet i zgjedhin.

Ndërkaq, duke e krahasuar vitin e kaluar me këtë vit, ai thotë se është rritur numri i atyre që aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj shkolle.

Përtej interesimit të lartë që të rinjtë e kanë për këtë shkollë, nuk mungon as braktisja e shkollës për arsyeje të ndryshme. Gërvalla thekson se shumica e nxënësve braktisin shkollën për shkak se ata punojnë, por një numër i vogël kanë kërkuar dokumentet për shkak të migrimit. 

Arsimi dual është një sistem në të cilin aftësimi në një kompani kombinohet me lëndët e një shkollë profesionale dhe është me rëndësi të madhe, pasi kontribojnë në zhvillimin e aftësive cilësore praktike që kërkohen nga punëdhënësit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024