Shkolla ''Ismail Qemali'' në Prishtinë kalon në mësim online
Lexohet për: 2 min.
klasa
3 vite më parë
Linku u kopjua

Drejtoria dhe Task forca e shkollës fillore ''Ismail Qemali'', në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, kanë vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.

Ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Respektoni rregullat!

# Vendosja e maskës është obligative!

# Dezinfektoni duart

# Mbani higjienën!

# Respektoni distancen!

Me respekt,                                                                                                               Prishtinë, më 17 janar 2022

Drejtoria dhe TASK FORCA e shkollës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025