Shpejtësia me të cilën dikush flet mund të jetë një tregues i shëndetit të trurit te të moshuarit, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët kanadezë që tregon një lidhje midis demencës dhe të folurit më të ngadaltë.
Studiuesit nga Universiteti i Torontos kanë zbuluar se shpejtësia e të folurit mund të jetë një tregues më i rëndësishëm i shëndetit të trurit sesa vështirësia në gjetjen e fjalëve të duhura, që ndodh shpesh gjatë procesit të plakjes, raporton Independent.
“Rezultatet tona treguan se ndryshimet në shpejtësinë e të folurit në përgjithësi mund të reflektojnë ndryshime në tru”, tha bashkautori i studimit Jed Meltzer.
"Ky zbulim sugjeron që shpejtësia e të folurit të një personi duhet të testohet si pjesë e vlerësimeve standarde njohëse për të ndihmuar mjekët të zbulojnë më shpejt rënien njohëse në tru dhe për të ndihmuar të rriturit e moshuar të ruajnë shëndetin e trurit gjatë procesit të plakjes," shtoi Meltzer.
Si pjesë e hulumtimit, 125 vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 deri në 90- vjeç iu nënshtruan tri vlerësimeve të ndryshme.
Duke përmendur shembuj, shkencëtarët u thanë pjesëmarrësve se duke parë një foto të një leckë, atyre mund t'u bëhet pyetja: "A përfundon fjala me 'a'?", ndërsa në të njëjtën kohë fjala "fshesë" dëgjohej në sfondi si shpërqëndrues. Testi kontribuoi për të kontrolluar aftësinë e subjekteve për të njohur atë që është në foto dhe për të mbajtur mend emrin e objektit.
Si pjesë e vlerësimit të dytë, pjesëmarrësit u regjistruan duke përshkruar dy fotografi komplekse - ata kishin 60 sekonda për secilën, dhe softueri i bazuar në inteligjencën artificiale u përdor për të analizuar performancën e tyre gjuhësore.
Testi përfundimtar përbëhej nga kontrolle standarde për të vlerësuar aftësitë mendore, të cilat priren të bien me moshën dhe shoqërohen me rrezikun e zhvillimit të demencës.
Testi i funksioneve ekzekutive të të folurit - aftësia për të menaxhuar informacione konfliktuale - u vlerësua dhe të ekzaminuarit duhej të qëndronte i fokusuar dhe të shmangte të gjitha shpërqendrimet.
Ata zbuluan se treguesi i lidhjes më të fortë me shëndetin e trurit nuk ishin pauzat që bënin pjesëmarrësit për të gjetur fjalën e duhur, por ritmi i të folurit midis atyre pauzave.
Shkencëtarët thonë se pauzat që bëjnë të moshuarit gjatë të folurit për të gjetur fjalën e duhur nuk duhet të jenë gjithmonë një shenjë alarmi sepse mund të jetë pjesë normale e procesit të plakjes.
Por ngadalësimi i ritmit të të folurit normal dhe të zakonshëm, pavarësisht nga pauzat, mund të jetë një tregues më i rëndësishëm i ndryshimeve kyçe në shëndetin e trurit, përfunduan ekspertët kanadezë.