Shkatërrohen rreth 1 mijë armë e pajisje ilegale
Lexohet për: 2 min.
Image (11)
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisje të ndryshme të paligjshme, duke dërguar një mesazh te të gjithë qytetarët se Kosova është e vendosur për të mbajtur sundimin e ligjit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe për të larguar armët ilegale.

Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, UNDP-ja dhe Zyra e BE-së thanë se shkatërrimi i këtyre armëve kontribuon në krijimin e një mjedisi që shpëton jetë njerëzish dhe parandalon tragjedi të mundshme.

Në baza vjetore, policia konfiskon rreth 1.500 armë të llojeve të ndryshme, municion, mjete të ndryshme plasëse, duke përfshirë eksplozivet artizanalë, përderisa në këtë ceremoni me vendim të gjykatës është lejuar shkatërrimi i 993 armëve, prej tyre 372 armë të gjata dhe 621 shkurta, si dhe pajisje tjera.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, përfshirë armët ilegale, njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të raportojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë, në mënyrë që të dorëzohen dhe të largohen armët ilegale nga duart e qytetarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024