Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dritës, ku gjilanasit kanë vazhduar me fitore duke arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.
Pavarësisht se shkarkoi trajnerin Arsim Thaqi pas humbjes 4:1 nga Prishtina, Malisheva dështon ku përsëri pranon katër gola, kësaj radhe ndaj skuadrës së Dritës, përcjell KosovaPress.
Golat për vendasit i shënuan Marc Olivier (minuta e 21’) dhe Drilon Hazrollaj (minuta e 89’), kurse për Dritën golashënues ishin Besnik Krasniqi (minuta e 9’), Marko Simonovski (minuta e 52’), Almir Kryeziu (minuta e 64’) dhe Almir Ajzeraj (minuta e 77’).
Me pikët e reja, Drita ngjitet në vendin e parë në tabelë në kuotën e 17 pikëve, krahas Malishevës që zë vendin e tetë me shtatë pikë të arkëtuara.