Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka shkarkuar kryesuesin e Kuvendit, Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Me 33 vota pro të asmablistve të subjekteve politike nga PDK, AAK dhe AKR, është shkarkuar Bajqinovci nga detyra e kryesuesit.
Ndërkaq, para se të fillojë votimi për shkarkimin e kryesuesit Bajqinovci, kryetari i Prishtinës Përparim Rama u ka bërë thirrje asamblistëve që të mos e votojnë shkarkimin kryesuesit.
Ai tha se Bajqinovci gjatë kryerjes së detyrës së tij ka dëshmuar se punon me nder dhe tentativën e sotme a e quajti ‘një shuplakë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit’.
Po ashtu nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti deklaroi se fjalimi i kryetari ishte populist dhe siç tha ai vet Rama si kryetarë po kundërshton fjalët e tij që i kishte thënë në vitin e kaluar.
Kurse nga Nisma Social Demokrate, Endrit Zabërgja tha se nuk e përkrahin këtë iniciativë për shkarkimin e Bajqinovcit dhe se sipas tij, është për t’u habitur bashkëpunimi kaq i shpejtë në mes PDK-së dhe LVV-së.
Pëllumb Bajqinovci ishte zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal më 21 korrik.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së. Ndërsa, votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet. /A. Drenica
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...