Shkarkohen Allegri, Furlani, Moncada dhe drejtori shqiptar Igli Tare në Milan
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkarkohen Allegri, Furlani, Moncada dhe drejtori shqiptar Igli Tare në Milan
New Project (75)
25/05/2026 - 18:42
Linku u kopjua

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka kryer një spastrim total dhe të pamëshirshëm brenda klubit kuqezi, duke shkarkuar brenda një dite trajnerin, drejtorin sportiv, CEO-n dhe shefin e skautizmit.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe drejtori i njohur shqiptar, Igli Tare, i cili kishte marrë detyrën e drejtorit sportiv te Milani vetëm verën e kaluar.

Ky vendim radikal erdhi pas dështimit shokues të skuadrës në xhiron e fundit të Serie A. Milanit i mjaftonte vetëm një pikë ndaj Cagliari-t për të siguruar kualifikimin në Champions League, por kuqezinjtë pësuan humbje 2-1 në "San Siro", duke ia lëshuar vendin e katërt skuadrës së Comos.

Në komunikatën zyrtare të klubit, dështimi për t'u kualifikuar në Champions League është cilësuar si një "dështim i pafalshëm", çka ka çuar në shkarkimin e menjëhershëm të strukturës udhëheqëse.

"Ecuria e fundit ishte plotësisht në kundërshtim me performancën e treguar deri në atë pikë, ku humbja zhgënjyese e mbrëmshme në ndeshjen finale e ktheu sezonin në një dështim të paekuivok (të qartë). Është koha për ndryshim dhe një riorganizim gjithëpërfshirës të operacioneve të futbollit," thuhet në deklaratën brutale të Milanit.

Pas këtij spastrimi, i vetmi që ka shpëtuar nga "prerja" e Cardinale-t është këshilltari special i klubit, Zlatan Ibrahimovic. Së bashku me të, pronësia e RedBird do të nisë menjëherë punën për ndërtimin e një strukture tërësisht të re, duke filluar nga trajneri i ri e deri te pasuesi i Igli Tares për postin e drejtorit sportiv.

KosovaPres

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026