Shkalla e papunësisë në Meksikë bie në 2.9 për qind në shtator
Lexohet për: 1 min.
ask
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shkalla e papunësisë në Meksikë ra në 2.9 për qind në shtator, sipas statistikave zyrtare të publikuara të enjten.

Ndërsa shifra ishte në përputhje me pritjet e tregut, ajo është 0.1 pikë përqindjeje në rënie nga 3.0 për qind në gusht.

Popullsia ekonomikisht aktive ishte 60.8 milionë në shtator, ose 1.4 milionë më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar, sipas shifrave të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë (INEGI).

Në shtator, 59.1 milionë njerëz, ose 97.1për qind, ishin të punësuar në mesin e popullsisë ekonomikisht aktive, duke rritur numrin 1.6 milionë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022.

Popullsia e papunë ishte 1.8 milionë në gusht, ndërsa shkalla e papunësisë ishte 2.9 për qind e popullsisë ekonomikisht aktive, tregojnë shifrat./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025