Lojërat Olimpike fillojnë në Paris më 26 korrik dhe zgjasin deri më 11 gusht, aty ku rreth 10,000 sportistë do të garojnë për medalje në 32 sporte. Por shkencëtarët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të ketë pasoja vdekjeprurëse gjatë garave olimpike dhe paraolimpike në Paris.
Ka pasur 50 valë të nxehti në Francë midis viteve 1947 dhe 2023. Në vitin 2003, më shumë se 14,000 francezë vdiqën si pasojë e temperaturave ekstreme. Rreziku i vdekshmërisë nga nxehtësia në qendër të Parisit është rritur me 70 për qind.
Sipas një studimi, edhe të rinjtë e shëndetshëm nuk mund të rregullonin më temperaturën e trupit në rreth 31 gradë Celsius dhe një nivel të lartë të stresit të nxehtësisë. Edhe djersitja e shtuar nuk ndihmon shumë. Trupi nxehet, ndonjëherë me pasoja dramatike.
Në këto lojëra merr pjesë edhe Kosova e cila do të përfaqësohet me nëntë sportistë.