28.925 automjete të reja pasagjerësh janë regjistruar në Kroaci në periudhën janar-korrik të këtij viti ose 9 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe vetëm në korrik 2022 janë regjistruar 5.390 vetura të reja ose 5 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas mediave kroate, nga janari deri në fund të korrikut, ka pasur më së shumti automjete të reja Volkswagen të regjistruara (3291), kështu që VW ka një peshë prej 11.4 për qind në shitjet totale të automjeteve të reja të pasagjerëve.
Të dhënat vetëm për korrikun tregojnë gjithashtu se automjetet më të shitura ishin Volkswagen (895), Skoda (624), Dacia (419), Opel (411), Toyota (410). Qytetarët kroatë blenë një Lamborghini, dy Bentley, tre Tesla dhe 21 Porsche në korrik.
Sipas të dhënave të portalit kroat Promocia plus, nga janari deri në fund të korrikut janë shitur 15.482 automjete me benzinë ose 53.5 për qind e totalit të shitjeve. Pasojnë automjetet hibride (5.859) ose 20.3 për qind, ndërsa ato me naftë 19.4 për qind (5.601 njësi të shitura).