Shfaqja “Burrnesha” në Festivalin Polis në Itali
Lexohet për: 1 min.
DSC04948
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shfaqja “Burrnesha” e prodhuar nga Qendra Multimedia do të jetë pjesë e edicionit të gjashtë të festivalit të teatrit “Polis” i cili mbahet në Ravenna të Italisë ndërmjet datave 2-7 qershor, 2023. “Burrnesha” do të luhet më datë 5 dhe 6 qershor në Almagia Artificerie.

Sipas njoftimit të Qendrës Multimedia, edicioni i sivjetëm i festivalit “POLIS”, i programuar mbi temën “Ballkani në fokus” dhe mbi idenë e artistit të njohur gjerman Ulay “Estetika pa etikë është thjesht kozmetikë”, synon të eksplorojë prodhimet më të fundit dhe provokative teatrore, me fokus në ato të Evropës Juglindore.

Ndër artistët që do të marrin pjesë në “POLIS 2023” janë Oliver Frljić, Branko Simić, Gemma Hansson Carbone, kolektivi francez Zone Poéme si dhe Žiga Divjak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025