Shfaqen posterë kundër Radoiçiq dhe Listës Serbe në veri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, ka publikuar sot pamje të posterëve në rrugët e Mitrovicës së Veriut, me foton e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojçiq, të mbuluar me ngjyrë të kuqe.
Radomiroviq ka thënë në një postim në Facebook se çfarë mendojnë qytetarët për Radojçiq.
“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të Listës Serbe (Leposaviq, Zubin Potok, Soçanicë)?! Kush është Radoiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Listës Serbe”, shkruhet në poster.
Ndryshe, Milan Radojçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.