Gjatë këtij viti në Gjinekologji do të fillojë ofrimi i shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM). Kështu kanë deklaruar sot presidentja dhe ministri i Shëndetësisë, të cilët kanë potencuar deri më tani qytetarët kanë shpenzuar me miliona euro edhe jashtë vendit për tu bërë prindër. Ministri Arben Vitia ka njoftuar se kanë ndarë mbi 1 milion euro për blerjen e aparaturave të nevojshme.
Pas vizitës në këtë Klinikën e Gjinekologjisë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo klinikë do të fillojë të ofrojë shërbime të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, me ç’rast ka potencuar se për dekada të tëra u kanë munguar dhe kushtuar shumë qytetarëve në vend.
Në takimin me ministrin dhe stafin mjekësor, Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për mundësinë që sa më parë të trajtohet ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik. Sepse, siç ka thënë ajo, vonesat që bëhen në procedurat e prokurimit shkaktojnë vonesa të paarsyeshme për furnizim.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për këtë shërbim, qytetarët deri më tani kanë shpenzuar me miliona euro.
E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj ka folur për rëndësinë e këtij shërbimi, për të cilin ka thënë se qytetarët do të kursejnë buxhetin e tyre familjar./Sh.Pajaziti