Shërbimet e komunikimit në Gaza do të ndalen totalisht në orët e ardhshme mes një mungese të rëndë karburanti, paralajmëroi të mërkurën autoriteti rregullator palestinez i telekomunikacionit.
“Numërimi mbrapsht ka filluar për ndalimin e të gjitha shërbimeve të komunikimit dhe internetit në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Laith Daraghmeh, kryeshefi Ekzekutiv i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.
Të dielën, ministri palestinez i Komunikimeve, Yitzhak Sidr paralajmëroi se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit do të ndalojnë në Rripin e Gazës deri të enjten për shkak të mungesës së karburantit.
Izraeli ka ndaluar dërgesat e karburantit në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Ndërsa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e tij të 40-të, të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 7.800 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 29.200 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze.
Guterres këmbëngul: “Izraeli nuk po mbron civilët në Gaza” - KosovaPress