Shërbimet digjitale, si të kthehet një krizë në mundësi për të mirë
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë sot ka organizuar ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë - Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit". Aty u diskutua se çfarë masash dhe vendime duhet marrë në kohë krizash, teksa profesionistë të huaj nga bota digjitale ndanë përvojat e tyre se si kishin menaxhuar gjatë krizave, duke krijuar ueb sajte të dobishme.

Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa përmendi disa nga masat që janë përdorur në kohë krizash për të lehtësuar gjendjen, përmendi krijimin e platformës E-Kosova, të cilën e quajti si të suksesshme duke renditur disa arsye.

Rizvanolli potencoi se dizajnimi i kësaj platforme është bërë pikërisht në kohë krize.

Ndërkaq, ish ministrja e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Mal të Zi, Tamara Srzentić, tha se gjatë kohës së Covid-19 në Kalifornia kishin krijuar një websajt duke dhënë informacione të vazhdueshme për gjendjen me koronavirus.

Ndër të tjera, Srzentić përmendi intelegjencën artificiale, për çka potencoi se qeveritë zakonisht kanë kapacitete të ulëta për të implementuar dhe blerë shërbime të teknologjisë së re.

Ajo shtoi se duhet parë se si të ndërtohet një element ku në qendër është njeriu.

Zëvendësshefi i Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Obamës dhe Partner/Avokat në ALEPH LLC, Mikey Dickerson potencoi se krijimi i programeve për subvencione duhet të bëhet në kohë paqeje dhe jo kur ka kriza.

Ai tha se proceset që kryhen në sistemet kompjuterike hibride nuk duhet të bëhet nga njerëzit pa përdorur kompjuterët, porse theksoi se as kompjuterët nuk mund ta bëjnë pa involvimin e njerëzve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024