Nëse nuk i keni kushtuar vëmendje vendeve të fshehura ku myku po rritet, ekspozimi me kalimin e kohës mund të çojë në pasoja të rënda.
Kolliteni, ndiheni të mërzitur dhe të lodhur? Ndërsa kjo mund t'ju bëjë të mendoni se janë thjesht simptoma të alergjisë ndaj të ftohtit ose të vjeshtës, mund të jetë me vlerë të monitoroni se si ndiheni me kalimin e kohës.
Përveç problemeve të frymëmarrjes, ekspozimi i mykut në fakt është lidhur me fillimin e hershëm të demencës dhe Alzheimerit në hulumtimet e mëparshme, tha Michael Rubino, një ekspert për mykun dhe cilësinë e ajrit, raporton The Healthy.
"Ne kalojmë 90 për qind të kohës sonë brenda," thotë Rubino, duke shtuar se "çdo ditë mësojmë gjëra të reja për të gjitha efektet që shtëpitë tona mund të kenë në shëndetin tonë".
Ju mund të përjetoni simptoma të ngjashme me alergjinë
Ndërsa alergjitë janë më të zakonshme, simptoma të ngjashme me alergjitë si teshtitja, kollitja, kruajtja e syve dhe fytit, hunda e mbytur, acarimi i lëkurës dhe skuqjet janë gjithashtu shenja të hershme të ekspozimit të mykut.
Rubino thotë se këto simptoma të ekspozimit të mykut mund të shfaqen në periudha të ndryshme kohore – ndonjëherë menjëherë dhe ndonjëherë me reagime të vonuara. Nëse përjetoni simptoma kronike të ngjashme me alergjitë ndërsa jeni në shtëpi, bisedoni me mjekun tuaj.
Mund të keni probleme me frymëmarrjen
CDC gjithashtu thekson kërkimet e mëparshme që kanë zbuluar se ekspozimi ndaj mykut mund ta përkeqësojë astmën para-ekzistuese.
Mund të ndiheni të lodhur
Një studim i vitit 2013 i botuar në revistën Toxins zbuloi se ekspozimi ndaj llojeve të ndryshme të mykut - veçanërisht mykotoksinës, një lloj myku që mund të rritet në ushqim, si dhe në kushte të ngrohta dhe të lagështa në shtëpi - mund të shkaktojë ndjenja të lodhjes kronike.
Ju mund të harroni
Rubino thekson se kjo është zakonisht rezultat i inflamacionit që trupi përjeton kur ekspozohet ndaj mykut.
“Ju filloni të përjetoni probleme me zorrët për shkak të inflamacionit që mund të shkaktojnë myku dhe toksinat. Inflamacioni i zorrëve mund të çojë në inflamacion të trurit, i cili mund të shkaktojë një sërë simptomash neuropsikiatrike”.