Shenja largimi? De Bruyne i frikëson tifozët e Manchester Cityt
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kevin De Bruyne i ka “frikësuar” tifozët e Manchester Cityt, duke sugjeruar se ai mund t’i bashkohet Arabisë Saudite në të ardhmen.

De Bruyne tha se ai do të mendojë për të ardhmen e tij, ndërsa la të nënkuptojë se shuma e madhe e parave do të jetë faktor nëse ai kalon në Arabinë Saudite, raporton KosovaPress.

“Arabia Saudite? Në moshën time ju duhet të mendoni për shumë gjëra. Ju po flisni për një shumë tejet të madhe parash në fazën e fundit të karrierës sime, ju duhet ta mendoni këtë gjë. Për gruan time, një aventurë ekzotike është mirë. Më duhet të mendoj për të ardhmen time”, tha De Bruyne për “HLN_BE”.

“Nëse luaj në Arabinë Saudite, do të përfitoj shumë para. Para kësaj më duhej të luaja për 15 vite dhe ndoshta nuk do ta arrijë atë shumë ende. Ju duhet të mendoni se çfarë nënkupton ajo gjë pastaj”, tha më tej De Bruyne.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024