Një atak në zemër ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër është i bllokuar. Dhimbja në krahun e majtë dhe në gjoks janë simptoma të njohura të një ataku në zemër, por një ekspert ka zbuluar se ekziston një simptomë delikate që shpesh kalon pa u vënë re.
Kardiologu Sean Heffron thotë se të përzierat mund të jenë sinjal i një ataku kardiak, edhe pse rrallë shfaqet si simptoma e vetme. Pra, kur ndjejmë siklet në stomak, nuk ka nevojë për panik sepse zakonisht shkaktohet nga probleme më pak serioze si helmimi nga ushqimi, gripi e të ngjashme.
Itali: Rivitalizohet zemra që pësoi arrest kardiak, dërgohet për transplantim • KosovaPress
“Gjithashtu, simptomat në stomak mund të varen nga ajo se cila enë gjaku në zemër është prekur”, shpjegoi ai.
Është e rëndësishme të njohim simptomat e ndryshme në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për nevojën për kujdes mjekësor dhe të kujdesemi për shëndetin e zemrës.
Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e shëndetit të zemrës sonë, duke përfshirë zakonet e të ngrënit, aktivitetin fizik dhe praninë e zakoneve jo të shëndetshme si konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit.