Shembet Ura e Baltimorit, rreth 20 persona në kërkim
Lexohet për: 1 min.
A view of the Francis Scott Key Bridge after it collapsed, in Baltimore
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Punonjësit e shpëtimit në Baltimore po kërkojnë për rreth 20 persona dhe automjete të shumta që besohet se kanë rënë në lumin Patapsco pasi ura kryesore në portin e qytetit u godit nga një anije e madhe, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve për CNN.

Baltimore po përballet me një "incident me viktima në masë", me ekipet e reagimit që punojnë për të shpëtuar rreth 20 njerëz që mund të kenë rënë në lumë kur u shemb Ura e Francis Scott Key.

"Ne jemi në mes të menaxhimit të një me viktima masive këtu," tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore.

“Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 individë që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha ai për CNN.

Cartwright tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura rreth portit rreth 30 °F (-1 °C).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024