Shembet muri i stadiumit "Riza Lushta" në Mitrovicë
Lexohet për: 1 min.
284189659_355385073245974_724936485659592477_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Muri i stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë është shembur sot pasdite, si pasojë e erërave dhe motit të ligë që po mbretëron në këtë qytet.

Edhe pse kjo rrugë frekuentohet vazhdimisht nga qytetarët, sidomos të shtunave kur është ditë tregu, për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.

Muri i këtij stadiumi që shfrytëzohet nga KF Trepça 89, daton nga vitet e 60-ta dhe ka kohë që ishte në gjendje të rëndë, andaj paraqiste rrezik për qytetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024