Shefi i Bayernit e konfirmon përfundimisht të ardhmen e Tuchel
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse e ardhmja e Thomas Tuchel te Bayern Munichu u konfirmua para disa muajve, së fundmi ishte bërë një peticion nga tifozët e gjigantit gjerman për ta mbajtur ish-trajnerin e Chelseat.

Tuchel dhe Bayerni ranë dakord së bashku për ta ndërprerë kontratën në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Pas këtij peticioni nga tifozët e Bayernit, filluan spekulime të cilat sugjeronin se Bayerni mund të zgjedhë të vazhdojë projektin me Tuchel.

Por këto zëra i ka demantuar përfundimisht shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

“Ne do të ishim të gjithë të lumtur nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve së bashku dhe më pas të shkojmë rrugëve tona. Duhet ta analizoni vendimin në kohën kur është marrë. Ishte një situatë ndryshe”, tha Dreesen.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024