Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea ka bërë thirrje që Serbia të mos anëtarësohet në Bashkimin Evropian, derisa ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe t’i normalizojë raportet me të.
”Pikëpamja ime dhe që e kam deklaruar shumë herë, është se Serbia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së, derisa të ketë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet e saj me të, përfshirë ndalimin e fushatës për ta mbajtur Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare”, u shpreh Shea për Klan Kosova.
Shea po ashtu shtoi se kjo do të thotë se Kosova duhet të demonstrojë të njëjtën qasje konstruktive, por negociatat duhet të bazohen në realitete dhe mohimi i Beogradit kur bëhet fjalë për trajtimin e Kosovës si një vend real dhe një shtet i pavarur nuk i ndihmon gjërat.