SHBA vendos sanksione ndaj industrisë serbe të naftës
Bota
Lexohet për: 1 min.
Untitled
3 orë më parë
Linku u kopjua

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka shtuar Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) në listën e sanksioneve të drejtuara kundër Gazprom Neft dhe Federatës Ruse.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur së fundmi disa nga sanksionet më të rrepta ndaj industrisë ruse të naftës deri më tani.

Sanksionet u vendosën kundër 180 anijeve, dhjetëra tregtarëve, dy kompanive të mëdha të naftës dhe disa drejtuesve në sektorin rus të naftës, thuhet në dokument. Vendime specifike u janë dërguar edhe autoriteteve serbe.

Gazprom Neft zotëron 50 për qind të Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), dhe Rusia përdor pjesën e saj të fitimeve të NIS për të financuar agresionin e saj brutal kundër Ukrainës dhe për të minuar stabilitetin në Evropë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi javën e kaluar se amerikanët së shpejti do të vendosin sanksione të drejtpërdrejta ndaj NIS.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025