Bisedimet për kthimin e SHBA-së dhe Iranit në një marrëveshje kyçe që kufizonte aktivitetet bërthamore të Teheranit mbeten në bllokim dhe nuk tregojnë shenja të rifillimit së shpejti, tha të martën Shtëpia e Bardhë.
"Nuk ka asnjë përparim në lidhje me marrëveshjen me Iranin tani. Ne nuk parashikojmë ndonjë përparim në të ardhmen e afërt. Thjesht nuk është fokusi ynë," u tha gazetarëve gjatë një konference virtuale zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.
Dërgesat janë kundërshtuar ashpër nga administrata Biden dhe kanë shërbyer për të penguar më tej çdo përpjekje për t'u kthyer në negociata.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja historike në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit, duke e shtyrë Teheranin të hakmerrej duke hequr hapa nga angazhimet e tij të lidhura me bërthamën.
Administrata Biden ka paralajmëruar se ndërsa do të preferonte të trajtonte programin bërthamor të Iranit në mënyrë diplomatike përmes JCPOA, por paralajmëroi se nuk do të presë "përgjithmonë" që Irani të pajtohet me frenimet dhe inspektimet mbi programin e tij bërthamor sipas paktit./AA