SHBA thotë se ka 'progres' në bisedimet e armëpushimit në Gaza
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

SHBA thotë se ka 'progres' në bisedimet e armëpushimit në Gaza

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha të enjten se ka "progres" në bisedimet për një armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Gaza midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

"Ne shohim progres. Ne shohim mundësinë e arritjes së marrëveshjes. Natyrisht nuk mund ta garantojmë këtë, sepse ka shumë detaje për t'u arritur", u tha Sullivan gazetarëve.

"Ekipet tona në rajon ndërsa flasim, duke punuar në shumë nga ato detaje, ne mendojmë se çështjet e mbetura mund të zgjidhen, duhet të zgjidhen," tha ai, duke shtuar se shenjat janë "më pozitive sot" sesa kanë qenë në muajt e fundit."Presidenti Biden do ta trajtojë këtë më vonë sot", shtoi ai.

SHBA, Katari dhe Egjipti po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit që do të garantojë shkëmbimin e të burgosurve dhe një armëpushim nga të dyja palët.

Një takim katërpalësh u mbajt të mërkurën në Doha me drejtorin e CIA-s Bill Burns, kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shefin e inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel, dhe David Barnea, kreun e Mossad-it të Izraelit.

Një ekip negociator izraelit u kthye në Izrael nga Katari të mërkurën pasi mori pjesë në takim.

Për muaj të tërë, përpjekjet e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje për një shkëmbim pengjesh dhe armëpushim janë penguar nga refuzimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të kërkesës së Hamasit për të ndërprerë armiqësitë./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024