SHBA sanksionon ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), të hënën ka sanksionuar ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të përfshirjes së tij në veprime korruptive. Me këtë vendim, Zharkut i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të DASH-it, Zharku gjatë mandatit të tij si kryetar ka abuzuar me detyrën zyrtare, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në proceset e prokurimit dhe duke i dhënë leje të paligjshme për ndërtime në pronat komunale me qëllim të përfitimeve personale dhe të afërmve të tij.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në deklaratën e DASh-it.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
62
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024