ShBA nuk ndryshon qëndrim për Asociacionin, Hovenier: Nuk duam një tjetër ‘Republikë Serbe’
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket Asociacionit, për të cilin tha se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk duhet të ketë një tjetër "Republikë Serbe".

Kështu ai u shpreh pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë, teksa shtoi se nuk duan "diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës".

Hovenier deklaroi se nuk ka pika të reja për shtuar në lidhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për themelimin e Asociacionit, teksa para mediave tha se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetueshmërinë e draft-statutit të Asociacionit.

Ambasadori amerikan theksoi se udhëzimi administrativ i cili mundëson largimin e kryetarëve nga komuna, ishte kërkesë e drejtpërdrejtë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu
Shtrenjtohet nafta
Tutje, ai theksoi se po presin që Qeveria të punojë që qytetarëve të ju garantohet kjo e drejtë demokratike.

I pyetur nëse mund të ketë ndryshime të draft-statutit, Hovenier tha se i takon të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak.

Ai ka përsëritur qëndrimin për agresionin në Banjska të Zveçanit, ku tha se dënojnë atë çfarë ndodhi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
90
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024