Shtetet e Bashkuara të Amerikës po lejojnë cisternat iraniane të naftës të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit për të ruajtur furnizimin global me naftë, deklaroi të hënën Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.
“Iranianët tashmë kanë nisur të nxjerrin anijet e tyre dhe ne e kemi lejuar këtë për të furnizuar pjesën tjetër të botës,” tha ai për CNBC, përcjellë AA, transmeton KosovaPress.
Sipas tij, administrata amerikane pret që trafiku i cisternave në Ngushticën e Hormuzit të rritet edhe më shumë përpara se Marina e SHBA-së dhe forcat aleate të fillojnë operacionet për të shoqëruar anijet tregtare në këtë korridor detar strategjik.
“Për momentin, kjo është në rregull për ne. Ne duam që bota të jetë e furnizuar mirë,” theksoi ai.Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me energji.