SHBA, Kolumbia e Argjentina dënuan dhunën në Brazil
Lexohet për: 2 min.
BRazil
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sot trazirat në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia, kur mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan pallatin presidencial, ndërtesën e Kongresit dhe Gjykatën e Lartë.

“Ne dënojmë sulmet ndaj institucioneve kryesore braziliane. Përdorimi i dhunës ndaj institucioneve demokratike është i papranueshëm. Ne i bashkohemi Presidentit Lula në thirrjen për përfundimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla”, shkroi Blinken në Twitter.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro shprehu solidaritetin e tij me Lula dhe popullin brazilian.

“Fashizmi vendosi të godasë. E djathta nuk e mbajti fjalën se nuk do të ushtronte dhunë. Ne propozojmë të forcojmë sistemin ndër-amerikan të të drejtave të njeriut, por ndërkohë morëm një grusht shteti parlamentar, ose një grusht shteti të dhunshëm nga e djathta ekstreme”, shkruan Petro në një postim në Twitter.

Edhe presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, e dënoi dhunën, duke thënë se në Brazil u tentua një grusht shteti.

Disa mijëra mbështetës të Bolsonaros sulmuan sot institucionet shtetërore, të pakënaqur sepse besojnë se kandidati i tyre u vodh nga zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, të cilat u fituan nga Luiz Iñasio Lula da Salva.

Lula mori detyrën më 1 janar dhe Bolsonaro aktualisht ndodhet në Florida.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024