Ndihmës sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje për pranimin e donacionit nga SHBA-ja përmes programit INL. Ky donacion, i cili u konsiderua si shumë i rëndësishëm, përshin instalimin e pajisjeve të audiove dhe incizimeve në të gjitha gjykatat e Kosovës, për çka u tha se rrit transparencën e gjyqësorit, besimin e publikut, efikasitetin dhe njëkohësisht e ekonomizon procesin gjyqësor.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj teksa shprehu falënderim për këtë donacion, tha se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe fenomeneve të tjera negative është preokupim i sistemit gjyqësor të Kosovës. Ai potencoi se një shoqëri demokratike nuk mund të zhvillohet pa një shtet ligjor dhe se ky i fundit nuk mund të funksionojë pa pavarësinë e sistemit gjyqësor.Me dhurimin e këtyre pajisjeve, regjistrimet audio dhe video i seancave gjyqësore i siguron një dokumentim të qartë dhe të plotë të gjithë procedurës që ndodhë gjatë seancës gjyqësore. Ndër të tjera, përmes këtij sistemi do të mundësohet mbajtja e seancave gjyqësore në distancë, duke siguruar që të gjitha palët pavarësisht vendndodhjes së tyre të kenë qasje të barabartë në drejtësi./Z.Zeneli/