ShBA-ja me paketë të ndihmës prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin kryesisht municione për artileri dhe sisteme të tjera armësh, si dhe raketa “Himars”.

Sipas Pentagonit, armët dhe municionet me vlerë 500 milionë dollarë do të sigurohen nga rezervat ushtarake amerikane.

Mediat e huaja shkruajnë se Ukrainës do t’i sigurohen municione dhe armë të tjera me vlerë 2.1 miliardë dollarë, të cilat do të ofrohen nga industria.

“Këto përfshijnë sistemet e radarëve për mbrojtjen ajrore, pajisjet e komunikimit, raketahedhës dhe automjete të llojeve të ndryshme si cisterna dhe mjete transporti dhe rikuperimi”, shkruajnë ato.

“Paketa e re është dërgesa e 35-të e armëve nga rezervat amerikane në Ukrainë që nga gushti 2021”, sipas Pentagonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024