SHBA gati për forca shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme
Bota
Lexohet për: 1 min.
1111
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka autorizuar ushtrinë amerikane të forcojë praninë e saj në Lindjen e Mesme.

Pentagoni tha në një deklaratë se mund të vendosë forca brenda një afati të shkurtër kohor dhe se SHBA mbetet e fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe forcave amerikane në rajon, mbrojtjen e Izraelit dhe de-përshkallëzimin e situatës.

"Austin ka rritur gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për dislokim për t'iu përgjigjur më mirë një sërë situatash të paparashikuara. Austin e ka bërë të qartë se nëse Irani ose aleatët e tij e përdorin këtë moment për të synuar personelin apo interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024