SHBA e Serbia me marrëveshje për bashkëpunim në energji
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një njoftim se “kjo marrëveshje do t’i zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do ta forcojnë partneritetin strategjik SHBA-Serbi”.

Marrëveshja u nënshkrua nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq.

Fernandez tha se "aftësia jonë për të punuar në energjinë e pastër, si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjitë nga ajo fushë në Serbi, është diçka që ne e vlerësojmë shumë”.

Ndërsa Gjuriq tha se marrëveshja do ta lehtësojë kalimin në energji të gjelbër në Serbi dhe do të ofrojë qasje më të mirë në energji të pastër. /REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024