Shala: Sektori i energjisë elektrike në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shala: Sektori i energjisë elektrike në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar
Foto Arkiv
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se fusha e energjisë elektrike në Kosovë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar, raporton KosovaPress.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është thirrur nga PDK për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, Shala tha se qeveria tash e gjashtë vite ka dështuar të menaxhojë me sektorin e energjisë.
“Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme energjetike. Kemi përcjellë në vazhdimësi si GP gjithë situatën e këtij vendi të energjisë, kemi përcjellë mënyrën e menaxhimit dhe shkallën e investimeve në këtë sektor, kemi përcjellë dhe nxjerrë rezultate profesionale të mbështetura në raporte zyrtare. Tashmë kemi ardhur në përfundim jo vetëm ne si Grup Parlamentar, por edhe shoqëria civile dhe opozita në tërësi që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, dhe se sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension. Qeveria tash e gjashtë vite ka menaxhuar këtë sektor me të njëjtën logjikë dhe politikë qeverisëse që shifrat tregojnë se është e dështuar”, tha ai./KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.