Shala publikon pamje nga termocentrali “Kosova B”: Gjendje alarmante mjedisore
Lexohet për: 1 min.
termocentrali kosova b
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka publikuar një video të termocentralit “Kosova B”, ku sipas tij ajo që shihet është gjendje alarmante mjedisore.

Shala, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe pas katër vite të kësaj qeverie, kjo është situata menaxhuese e termocentraleve të Kosovës.

Sipas tij, shkarkimet në këtë nivel, janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar.

“Sot në KEK, përkatësisht në Termocentralin Kosova B, gjendje alarmante mjedisore. Kjo është situata reale menaxhuese e Termocentraleve të Kosovës pas katër viteve të kësaj Qeverie. Ndotja në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme. Shkarkimet në ketë nivel, janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Shala në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024