Karateisti nga Kosova Elhami Shabani mori pjesë së fundi në Kampionatin Evropian të karatesë për senior që u zhvillua në Gaziantep të Turqisë.
Në këtë kampionat konkurrenca oshte shumë e madhe ku morën pjesë mbi 500 garues dhe Shabani ia doli që të stolisej me medaljen e bronztë, raporton KosovaPress.
Me këtë rast Shabani tha se ka punuar shumë për ta siguruar këtë trofe dhe atë ia dedikoi babait të tij Agim Shabani.
"Ka qenë mjaftë e vështirë duke e pasur parasysh që edhe kategoria ime është deri në 75 kg që njihet si kategoria më e vështirë në sportin e karatesë ku i kam zhvilluar gjashte meçe, pese duele i kam fituar. Duelin me turkun ku mendoj që më kanë dëmtuar referët, kam mbetur baras 2-2...Tani muajin tjetër i kemi lojërat mesdhetare, besoj që jemi në formën më të mirë të mundshme edhe do të vazhdojmë përpara me suksese të reja...Prej Kosovës jam nisur vetëm me njw qëllim, vetëm me qëllimin e medaljes, asnjë alternative tjetër nuk ka pasur përveç medaljes... Këtë medalje e kam fituar vetëm për babain tim.”, tha Shabani.
"Elhamia është një prej shembujve që e ka kërkuar medaljen, ka punuar për të tash e sa vite edhe më në fund u realizua edhe si person edhe si karateist por edhe mision që e kishte deri më tani.
I lumtur me suksesin e të birit të tij në Turqi u shpreh edhe babai i Elhamiut, Agim Shabani.