Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS kanë mbajtur panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”.
Gjatë diskutimit, penalistët kanë adresuar kërkesa dhe ankesa të ndryshme që kanë hasur nga punëtorët në lidhje me të drejtat e tyre ligjore."Ne kemi përgatit projekte të veçanta për trajtim të projektit për punësimin formal. Nëse shohim trendin e numrit të punësuarve shihet se nëpër vite kemi një mesatare deri në 20 mijë punëtor që janë raportuar në administratë, kjo bën që ne jemi në një trend të mirë. Po ashtu një pjesë e pagave merret ‘cash’ nga punëdhënësit, ku gjitha këto kanë bërë që ky sektor duhet të trajtohet. Ne e dimë që nuk mund të bëjmë asnjë punë vetëm dhe bëjë thirrje që të bashkohemi të gjithë, sepse nuk mund të luftohet informaliteti pa bashkëpunim me qytetarët dhe OJQ-të e ndryshme", tha Murtezaj.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikqi tha se Inspektorati është duke krijuar edhe mekanizma tjerë për formalizimin e punësimit, në të cilën përfshihet edhe rritja e numrit të inspektorëve.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se gjatë punës në terren si odë kanë vërëjtur ndryshime të dukshme në biznese.
Rafuna tha se edhe bizneset janë vetëdijesuar në këtë aspekt, duke mos pranuar punëtor pa një kontratë pune.